Auto

BMW-ja shënon humbje prej 666 milionë eurosh

BMW-ja shënon humbje prej 666 milionë eurosh

Prodhuesi prestigjioz gjerman i veturave, BMW, njofton se në tremujorin e dytë të vitit 2020 ka shënuar humbje, para tatimit, prej 666 milionë eurosh. Në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, pati shënuar fitim prej 2.2 miliardë eurosh.

BMW ka pritur që fitimin këtë vit ta ketë më të ulët se vitin e kaluar, e po ashtu ka pritur që edhe kërkesa për automjetet e saj të bjerë, transmeton KOHA. Porositë e automjeteve të saja luksoze në këtë tremujor kanë rënë për 25 për qind.