Auto

Hyundai paralajmëron tri modele elektrike

Hyundai paralajmëron tri modele elektrike

Gjiganti jugkorean i veturave Hyundai ka paralajmëruar nxjerrjen në treg të tri modeleve elektrike.

I pari do të mbajë emrin Ioniq 5 dhe bëhet fjalë për një crossover bazuar në konceptin e Hyundai 45, i cili debutoi vitin e shkuar në panairin e veturave në Frankfurt.