Auto

Volkswagen ID.3, si një Golf i vogël elektrik

Volkswagen ID.3, si një Golf i vogël elektrik

Kjo veturë është e para në serinë ID të veturave elektrike të Volkswagenit. Është veturë e rëndësishme për prodhuesin, sepse është e përkryer për familje, ka formën e Golfit, dhe është elektrike, në përpjekje që të prodhohen sa më shumë vetura elektrike që do të jenë të përshtatshme për të gjithë.

ID3 është veturë me pesë dyer, pesë ulëse, me një bagazh mjaft të madh dhe me një motor përfundi ulëseve i cili i shtynë rrotat e prapme. E ka formën mjaft të thjeshtë por mund të zgjidhni në mes varianteve në shumë ngjyra të ndryshme, transmeton KOHA.