Auto

Sot dhe nesër zhvillohet gara automobilistike në Sllatinë

Sot dhe nesër zhvillohet gara automobilistike në Sllatinë

Drag Race është ndër disiplinat më të preferuara për garuesit dhe dashamirët e automobilizmit në Kosovë. Në këtë fundjavë, në pistën e vjetër të Aeroportit në Sllatinë, mbahet gara e dytë e kësaj disipline për këtë vit.

Interesimi edhe kësaj radhe është mjaft i madh, prandaj gara do të zhvillohet në dy ditë. Të shtunën do të mbahet gara në klasat 16, 15 dhe 14, ndërsa klasat tjera garojnë të dielën.