Auto

GM-ja duhet të kthejë gati 6 milionë vetura për probleme me airbagë

GM-ja duhet të kthejë gati 6 milionë vetura për probleme me airbagë
 

General Motors duhet të kthejë prapa 5.9 milionë vetura me problemin e airbagëve pasi një agjenci e sigurisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka refuzuar përpjekjen e prodhuesit për të shmangur kthimin.

Administrata Kombëtare e Sigurisë në Trafik ka thënë se GM-ja duhet të kthejë kamionët e prodhuar në periudhën 2007-2014 dhe SUV-at për shkak të “rrezikut për eksplodim nëse veturat i ekspozohen të nxehtit në periudhë më të gjatë”.