Auto

Naran Automotive sjell veturën e parë

Naran Automotive sjell veturën e parë
 

Naran Automotive ka shpalosur veturën e parë të kompanisë, Naran. Me motor në pjesën e përparme, vetura është dizajnuar për të rivalizuar McLaren Speedtailin dhe Aston Martin Vulcanin.

Prodhimi do të jetë i limituar në vetëm 49 njësi, me veturat që do të shkojnë te pronarët në korrik të vitit të ardhshëm. Naran Automotive po synon që të shesë një veturë të tillë me çmim rreth një milion euro, edhe pse klientët do të mund të shfrytëzojnë opsione të tjera shtesë.