Auto

Bateri më rezistente dhe më të shpejta në mbushje për veturat elektrike

Bateri më rezistente dhe më të shpejta në mbushje për veturat elektrike
 

Tashmë janë gati bateritë e reja për automjete elektrike: më të lira në çmim dhe më të shpejta në mbushje: mbushen për rreth 10 minuta dhe janë në gjendje të garantojnë përshkimin e një distance prej 400 kilometrash.

Ato u zhvilluan nga studiues në Universitetin Amerikan të Pensilvanisë, në koordinim me Chao-Yang Wang, ku bateritë e reja kanë zvogëluar peshën, vëllimin dhe koston, shkruan ”Nature Energy”, përcjell Ata të mërkurën.