Auto

Del në ankand “vetura e Batmanit”

Del në ankand “vetura e Batmanit”
 

Një imitim i makinës së Batmanit, që mund të përdoret normalisht në rrugë, do të dalë në ankand duke filluar me çmim prej 35000 euro. Kjo makinë është një kopje 100% e “Batmobile” që është parë në filmat e vitit 1989 dhe 1992, me protagonist Michael Keaton.

Në vitin 2016, një kompani në Britani ndërtoi këtë veturë, duke përdorur si bazë një Ford Mustang të vitit 1965. Struktura e zezë u ndërtua më pas sipër Mustangut, shkruan “A2news”.