Auto

135 vjet nga vetura e parë në botë

 

Më 29 janar të vitit 1886, Carl Benz ka aplikuar për patentimin e veturës së tij të parë me tri rrota. Që atëherë, kjo datë konsiderohet si “lindja” zyrtare e veturës së parë në botë e cila sot feston vjetorin e 135-të.

Në të njëjtën kohë me Carl Benzin, edhe Gottlieb Daimler ka zhvilluar veturën e parë me katër rrota. Në këtë mënyrë, duke punuar në mënyrë të pavarur nga njëri-tjetri, themeluesit e kompanisë së sotme “Daimler AG” dhe markës së tyre kryesore e më të suksesshme globalisht “Mercedes-Benz”, kanë vendosur gur themel për të gjitha veturat e sotme, kamionët dhe autobusët.