Auto

Prodhimi çek i veturave në nivelin më të ulët që nga viti 2014

Prodhimi çek i veturave në nivelin më të ulët që nga viti 2014
 

Prodhimi çek i veturave ka rënë për 11.7% për dallim nga periudha e njëjtë e vitit të kaluar, duke prodhuar 104.576 vetura, prodhimi më i ulët për muajin e parë të vitit që nga viti 2014, ka thënë Shoqata e Industrisë Automotive të vendit (AutoSAP).

Sektori i veturave, i cili përbën gati një të dhjetën e ekonomisë së mbështetur në eksport në Çeki, është goditur nga ulja e kërkesave në Evropë si dhe bllokimi nga pandemia.