Auto

Aston Martin parasheh rritje të fitimit pas humbjeve të mëdha vitin e kaluar

Aston Martin parasheh rritje të fitimit pas humbjeve të mëdha vitin e kaluar
 

Aston Martin parasheh që të dyfishojë shitjen dhe të ecën përpara në rritjen e fitimeve këtë vit, pasi vitin e kaluar kishte pësuar humbje për shkak të pandemisë me COVID-19.

Kompania britanike e veturave luksoze ka pësuar humbje në vlerë prej 660 milionë dollarësh vitin e kaluar, ndërkohë që një vit para se të fillonte pandemia kishte pësuar humbje prej vetëm 130 milionë dollarësh, raportojnë mediat e huaja.