Auto

Shitjet e veturave në Rusi rriten për 290% në prill

 

Shitjet e veturave të reja në Rusi u rritën 290 për qind në prill, në 151.964 krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar kur vendi ishte në një bllokim të rreptë nga COVID-19, ka thënë Shoqata e Bizneseve Evropiane.

"Sidomos katër prodhuesit më të mëdhenj vendas treguan performancë mbi tregun krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar kur bllokimi i preku më shumë", ka thënë në një vlerësim Thomas Staertzel, kryetari i Komitetit të Prodhuesve të Veturave.