Auto

Cilat vetura elektrike mund të përshkojnë më shumë kilometra me një bateri

 

Autoklubi norvegjez NAF ka vendosur të bëjë diçka që nuk është bërë deri më tash, të testojë shumë prej veturave elektrike në rrugë, ditë e kushte të njëjta deri në zbrazje të baterisë për të parë se cila do të përshkojë më shumë kilometra.

Gjithsej u testuan 21 vetura të markave të ndryshme dhe secili i vozit deri në fikje të motorit për mungesë të mbushjes së baterisë. Vozitja u kombinua në rrugë të qytetit, autostrada e rrugë dytësore.