Auto

Punëtorët e Renaultit në Francë do të punojnë tri ditë në javë nga shtëpia

 

Prodhuesi i veturave, Renault, ka nënshkruar një marrëveshje me sindikatat franceze që do të lejojë stafin e saj të punojë nga shtëpia deri në tre ditë në javë, ka njoftuar kompania.

Marrëveshjet e reja të vendit të punës do të shpallen në disa faza, duke filluar në shtator 2021, ka thënë Renault, duke shtuar se do të ofronte mbështetje dhe trajnim se si të punohet më mirë nga distanca.