Auto

Jaguari elektrik do ta ketë çmimin e njëjtë sikur Bentley e Porsche

 

Jaguari do të lëvizë në treg me një gamë plotësisht elektrike nga viti 2025, si pjesë e strategjisë "Reimagine" të vendosur nga drejtori ekzekutiv i Jaguar Land Rover, Thierry Bollore.

Siç zbuloi ai gjatë intervistës së tij me AutoExpress, Jaguar më i lirë do të fillojë "jo më pak se 140 mijë dollarë" duke pasur çmim të afërt me rivalët, Bentley dhe Porsche, dhe duke u larguar nga rivalët e tij aktual Audi, BMW dhe Mercedes-Benz.