Auto

”Jeep” mbush 80 vjeç

 

80 vjet më parë kompania “Willys-Overland Co” dhe Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-së nënshkruan marrëveshje për nisjen e prodhimit të automjetit të parë ushtarak ”Jeep”, pa menduar se kjo markë do të gjente lulëzimin në të gjithë botën dhe jashtë kazermave ushtarake.

Me një gamë të veturave rrugore që vazhdon të zgjerohet, falë gjithashtu një komuniteti global të klientëve dhe entuziastëve besnikë dhe përdorimit të teknologjisë, ”Jeep” ka hapësirë të konsiderueshme në treg.