Auto

Qatar Airways, kompania ajrore më e mirë për vitin 2021

 

AirlineRatings.com, uebsajti i famshëm i rangimit ka shpallur kompaninë “Qatar Airways” si më të mirën për vitin 2021.

Kompania është vlerësuar në bazë të sigurisë gjatë fluturimit që është edhe kriteri më i rëndësishëm, pastaj për inovacionet dhe përkushtimin për udhëtarët nga mbarë bota edhe gjatë pandemisë së Covid-19, operacionet e sigurisë, kërkimin e përsosmërisë dhe udhëheqjes në çështjet mjedisore.