Auto

Volkswageni planifikon 3 versione të furgonit ID Buzz

 

Volkswageni planifikon të lansojë tre versione të ndryshme të furgonit të saj të ardhshëm ID Buzz tërësisht elektrik, që synon tregjet në Evropë dhe SHBA.

Në Evropë, furgoni do të jetë gjashtë-vendësh. Sediljet e pasme do të jenë të ndara individualisht dhe do të kenë një ekran të veçantë informacioni për secilin pasagjer.