Auto

Paralajmërohet krizë për shkak të mungesës së çipave në tri modelet kryesore të VW-së

 

Tre markat kryesore të Volkswagen, Porsche & Audi të premten vunë në dukje mungesën e vazhdueshme të çipave të veturave që mund të intensifikohet në muajt e ardhshëm, duke theksuar vështirësinë e industrisë në trajtimin e çështjes.

"Megjithëse ka shenja se furnizimi me çipa ka filluar të lehtësohet, ne presim një tremujor të tretë shumë sfidues nga perspektiva e furnizimit", ka thënë Alexander Seitz, zyrtari kryesor financiar i markës së VW -së.