Auto

“Ford Mondeo” nuk do të prodhohet nga viti i ardhshëm

 

Ford Mondeo do largohet nga përdorimi gjatë vitit të ardhshëm, 29 vjet pasi u vu në prodhim.

Fordi ka njoftuar se prodhimi i Mondeos do ndalet në fabrikën e Valencias ndërsa ka bërë me dije se planifikon që të gjitha veturat e shitura në Evropë dhe Britaninë e Madhe, të jenë elektrike deri më 2030, me çdo model që të ketë një opsion hibrid ose elektrik deri më 2026.