Auto

Renault Kadjari do të zëvendësohet me SUV të ri elektrik

 

Gjiganti francez i veturave, Renault, do të lansojë një veturë të re elektrike SUV në edicionin e ardhshëm të panairit në Paris, kanë konfirmuar shefat e kompanisë.

Zëvendëspresidenti për inxhinieri në Renault, Gilles Le Borgne, ka thënë për “Auto-Express”, se brendi “po punon në një veturë të re që i takon tregut në mes të Meganes dhe Nissan Ariyas, për vitin e ardhshëm”.