Auto

Renaulti ul edhe më tej prodhimin për vitin 2021 për shkak të mungesës së çipave

 

Grupi Renault ka thënë se humbjet e prodhimit në vitin 2021 për shkak të mungesës globale të çipave do të ishin shumë më të mëdha se sa parashikohej më parë, por ruajti perspektivën e fitimit falë çmimeve të larta të veturave dhe shkurtimeve të kostos.

Mungesa e çipave, të përdorura në çdo gjë, nga sensorët e frenave, drejtuesit elektrik e deri te sistemet argëtuese, ka bërë që prodhuesit e veturave në mbarë botën të ulin apo edhe të pezullojnë prodhimin, duke rritur çmimet e veturave.