Auto

BMW-ja dëshiron të konkurrojë Teslan me ndërtimin e modelit të ri

 

BMW-ja dëshiron të konkurrojë me Teslan. Prodhuesi gjerman i veturave po hyn në prodhimin serik të modelit të veturës elektrike - fillimisht në Gjermani.

Tre muaj pas SUV elektrik BMW iX, prodhuesi i veturave ka filluar gjithashtu prodhimin serik të BMW i4 tërësisht elektrik. Vetura e parë doli nga linja e montimit në fabrikën kryesore në Mynih.