Auto

Veturat elektrike ia kalojnë atyre me naftë si zgjedhje e radhës për blerësit

 

Kompania Autovia, ka gjetur të dhëna se adoptimi masiv publik i automjeteve elektrike është në horizont. Aktualisht firma po kryen një sondazh, sipas të cilit më shumë blerës makinash po konsiderojnë një automjet elektrik për blerjen e tyre të radhës sesa një me benzinë.

Që nga nëntori i vitit 2021, 33.9 për qind e të anketuarve thanë se po mendojnë të blejnë një veturë elektrike. Për krahasim, 25.4 për qind e pjesëmarrësve thanë se po blinin një makinë me benzinë ​​dhe rreth 10 për qind thanë se po konsideronin një model me naftë.