Auto

Porsche hap faqe ankandi ku do të shesë edhe vetura të markave tjera

Foto: Porsche
 

Prodhuesi gjerman i automjeteve sportive, Porsche, ka hapur një faqe ankandi ku nuk do të shesë vetëm vetura të cilat i prodhon vetë, por se ka bërë të ditur që të gjitha market janë të mirëseardhura.

Porsche e cila së fundmi i është bashkuar trendit të ankandeve të makinave klasike, ku nuk do të ketë vetëm vetura të këtij lloji, si 911 Turbo dhe 356, por edhe lloje të tjera.