Auto

BMW i3 do të ndërpritet së prodhuari në korrik, pas nëntë vitesh

 

BMW i3 do të përfundojë së prodhuari brenda gjashtë muajsh, pas një ecurie prej nëntë vitesh dhe rreth 250,000 njësive të shitura.

Në një intervistë me Autocar, një zëdhënës i BMW-së konfirmoi se shembulli përfundimtar i veturës elektrike me pesë dyer do të dalë nga linja e prodhimit të BMË-së në Leipzig të Gjermanisë në korrik, përpara një riorganizimi të objektit të prodhimit, në përgatitje për fillimin e prodhimit për gjenerata e ardhshme Mini Countryman, gjatë gjysmës së dytë të vitit 2022.