Auto

Honda dhe Sony bashkojnë forcat për të sjellë vetura elektrike

 

Honda Motor Co, do të bashkohet me gjigantin japonez të elektronikës Sony Corp., në një sipërmarrje të re të përbashkët për të zhvilluar dhe shitur vetura elektrike.

Sipas memorandumit të mirëkuptimit, të shpallur më 4 mars nga Honda dhe Sony, kompanitë do të formojnë një kompani të re këtë vit, për të krijuar dhe komercializuar bateritë elektrike "me vlerë të lartë të shtuar".