Auto

Rusia synon të ndalojë eksportin e veturave

Në foto, vetura ruse Lada Vesta
 

Rusia po tenton t’u përgjigjet sanksioneve perëndimore duke miratuar një ndalim eksporti që përfshin më shumë se 200 produkte dhe kjo masw do të zgjasë deri në fund të vitit.

Një listë e detajuar nuk është publikuar ende, por agjencia shtetërore e lajmeve TASS tha se lista përfshin pajisje teknike, telekomunikuese dhe mjekësore si dhe vetura, makineri bujqësore, lokomotiva dhe vagonë.