Auto

Ferrari apo Tesla, cila ka pasur më shumë fitime për një veturë të shitur

 

Shumica e prodhuesve të veturave bënë fitime më të larta vitin e kaluar, pavarësisht nga më pak automjete të shitura. Ferrari është ende kampion i industrisë së veturave në atë kategori, i ndjekur nga Tesla, por fitimi i prodhuesit amerikan të veturave elektrike është larg markës italiane.

Vitin e kaluar Ferrari ka fituar 94.500 euro për veturë. Tesla është në vendin e dytë me më shumë se 6.100 euro fitim për automjet të shitur, sipas një analize të publikuar nga Motor1.