Ferrari do ta zbulojë Purosangue SUV në muajt e ardhshëm
Prodhuesi i veturave sportive luksoze, Ferrari, do të zbulojë në muajt e ardhshëm automjetin e tij të parë të shërbimeve sportive (SUV), Purosangue, ka thënë të mërkurën shefi ekzekutiv i kompanisë, Benedetto Vigna.
Duke folur në mbledhjen e aksionerëve të kompanisë, Vigna ka thënë se Ferrari do të zbulojë dy modele të tjera në muajt e ardhshëm, pas katër modeleve të prezantuara vitin e kaluar.
"Një prej tyre është Purosangue i shumëpritur, i cili kam besim se do të tejkalojë pritjet e klientëve tanë", ka deklaruar ai.