Auto

Rusët i kthehen prodhimit të “Moskvitchit” si kundërpërgjigje ndaj Renaultit

 

Pasi grupi Renault vendosi të largohet nga Federata Ruse pas ngjarjeve në Evropën Lindore dhe pushtimit rus të Ukrainës, kryebashkiaku i Moskës, Sergei Sobyanin, njoftoi se fabrika e gjigantit francez në Moskë, do të ketë qëllim tjetër.

Sobyanin deklaroi se “pronarët e huaj kanë vendosur të mbyllin fabrikën e veturave Renault në Moskë, por zyrtarët vendas nuk duhet të lejojnë që punëtorët të humbasin punën”.