Auto

Mercedesi shet veturën më të shtrenjtë në botë për 135 milionë euro

 

Mercedes-Benz konfirmoi të enjten se së fundmi ka shitur makinën më të shtrenjtë në botë.

Një coupe shumë e rrallë Mercedes-Benz SLR e vitit 1955, që mbahej në koleksionin e autoprodhuesit gjerman, iu shit një pronari privat për 135 milionë euro. Ky çmim e bën atë makinën më të shtrenjtë që është shitur ndonjëherë, sipas Hagerty, një kompani që gjurmon vlerat e makinave koleksioniste.