Auto

India planifikon një sistem vlerësimi të sigurisë për veturat, synon dy gjëra

 

India do të prezantojë një sistem vlerësimi të sigurisë për veturat - një masë që ajo shpreson se do të inkurajojë prodhuesit të ofrojnë veçori të avancuara të sigurisë dhe do të rrisë "vlerësimin e eksportit" të automjeteve të prodhuara në vend, shkruan Reuters.

Ministria e transportit rrugor ka thënë në një deklaratë se do të caktojë një vlerësim nga një deri në pesë yje për veturat, bazuar në testet që vlerësojnë mbrojtjen e pasagjerëve të rritur dhe fëmijë, si dhe teknologjitë e asistencës së sigurisë.