Auto

Pas presionit nga shefi i Toyota-s, Japonia thekson mbështetjen për hibridet

Foto ilustrim
 

Shefi i Toyotas, Akio Toyoda, ka bërë presion te qeveria japoneze për ta bërë të qartë se mbështet automjetet hibride po aq sa bateritë elektrike, ose do të përballet me mospërkrahje të industrisë së automobilave, ka raportuar të shtunën Reuters.

Presioni i presidentit të Toyotas, i cili është edhe kryetar i grupit të industrisë së Shoqatës së Prodhusve të Automobilave në Japoni, ndodhi pasi prodhuesi i automjeteve është përballur me një kontroll të shtuar nga investitorët e gjelbër.