Auto

Turqia, Irani e Rusia me program të përbashkët për prodhim të veturave

 

Zyrtarë të industrisë së automjeteve nga Irani, Rusia dhe Turqia po shqyrtojnë një program të përbashkët për të prodhuar vetura, raportoi Radio Evropa e Lirë, duke cituar mediat shtetërore iraniane.

“Ka një mundësi të madhe për bashkëpunim trepalësh mes prodhuesve të makinave të tri vendeve. Ato mund të zënë një pjesë të madhe të tregut”, tha kreu i Shoqatës Iraniane të Prodhuesve të Pjesëve të Automjeteve, Mohamadreza Najafi-Manesh.