Auto

Volkswageni tregon se si e bëri Golfin më të fuqishëm në histori

 

Volkswageni ka publikuar një video në YouTube në të cilën zbulon se si e ka bërë Golfin më të fuqishëm në histori, përkatësisht Golf R 20 Years Edition, i cili do të dalë në shitje vitin e ardshëm, shkruan Autocar.

Volkswagen Golf ka pasur shumë versione motorësh që kur u shfaq në treg në vitin 1974, dhe megjithëse midis tyre ishte VR6 më i madh, gjenerata e katërt e motorit me katër cilindra EA888 është ende më i fuqishmi për t'u instaluar në një ‘hatchback’ kompakt. Është një turbo benzinë ​​2.0 litra që zhvillon 329 kf në modelin Golf R 20 Years Edition, dhe videoja zbulon se si është "nxjerrë" fuqia shtesë në krahasim me Golf R standard.