Auto

Qantas Airways detyrohet t’iu kërkojë falje pasagjerëve

 

Kompania e fluturimeve Qantas Airways, do t’iu ofrojë kuponë prej 50 dollarësh pasagjerëve, si kërkim falje për rritje të vonesave, anulim të fluturimeve dhe humbje të bagazheve.

Siç shkroi Reuters të dielën, edhe shumë të tjera në mbarë botën po përballen me probleme të ngjashme. Shtëpia e Alan Joyce, kreu ekzekutiv i Qantas Airways, “u mbulua” muajin e kaluar me vezë dhe letra higjienike nga pasagjerët e pakënaqur.