Auto

Prezantohet Ford Mustang 2023

 

Fordi ka shpalosur versionin më të ri të modelit të famshëm Mustang, në panairin “Detroit Motor Show 2022”, me veturën sport-coupe më të shitur në botë që ruan motorin V8, por vjen me teknologji më të avancuar e stil të ri.

Në dispozicion në versionet coupe dhe kabrio, Mustangu i ri vjen me ndryshime të dukshme në dizajn, si brenda edhe jashtë. Dritat janë më të mprehta, me fenerë më të hollë.