Auto

Rënia e madhe e kostos së prodhimit të veturave elektrike në 5 vjet

 

Shefi i marrëdhënieve me investitorët në kompaninë Tesla, Martin Viecha, ka zbuluar se prodhimi i modeleve elektrike është ulur shumë në pesë vjetët e fundit.

Duke folur në një konferencë teknologjike të organizuar nga Goldman Sachs në San Francisko në fillim të kësaj jave, Viecha tha se kostoja e prodhimit për automjet elektrike do të jetë faktori më i rëndësishëm në përcaktimin se sa kopje mund të prodhojë një markë dhe sa e madhe do të bëhet ajo.