Auto

BMW-ja po planifikon të prodhojë katër modele të reja

 

Kompania gjermane e veturave, BMW, synon që të prodhojë katër SUV elektrike krejtësisht të reja. Bëhet fjalë për modelet iX6, iX7, iX8 dhe iX9, shkruan AutoExpress.

Këto modele u shfaqën për herë të parë pesë vjet më parë, por përpara se elektrifikimi të dilte në industri. BMW-ja ka intensifikuar zhvillimin e gamës së saj të SUV-ve elektrike.