Auto

Bideni pranon shqetësimet e Koresë së Jugut sa u përket veturave elektrike

 

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, është shprehur i gatshëm për të vazhduar bisedimet me Korenë e Jugut mbi legjislacionin e fundit amerikan që mohon subvencionet për shumicën e prodhuesve të huaj të automjeteve elektrike, ka njoftuar zyra e presidentit të Koresë Jugore të mërkurën, shkruan Reuters.

Bideni ka dhënë garanci në një letër drejtuar presidentit të Koresë së Jugut, Yoon Suk-yeol, i cili i ka kërkuar ndihmë presidentit amerikan muajin e kaluar për të zbutur shqetësimet e Seulit se rregullat e reja amerikane do të dëmtojnë prodhuesit e automjeteve të Koresë së Jugut.