Auto

Kompania amerikane blen 100 mijë vetura elektrike nga BYD-i i Kinës

 

Kompania e veturave me qira Sixt njoftoi se planifikon të blejë 100 mijë automjete elektrike nga prodhuesi kinez i veturave BYD deri në vitin 2028. Bashkëpunimi mes dy kompanive fillon me porosinë e mijëra veturave elektrike, dhe dërgesat e para priten në Evropë në tremujorin e katërt të këtij viti, shkruan AutoExpress.

Kjo është hera e parë që kompania e veturave me qira ofron automjete BYD në Evropë, duke filluar me klientët e saj në Gjermani, Francë, Holandë dhe Britaninë e Madhe.