Auto

VinFast do t’i heqë 730 vetura nga tregu

 

Fabrika e veturave në Vietnam, VinFast, deklaroi se do t'i tërheqë 730 vetura elektrike të tipit VF e34 nga tregu, për t'i bërë disa kontrolle dhe për t'i zëvendësuar sensorët e tyre, shkroi Reuters të shtunën.

VinFast, që nisi operimin në vitin 2019. është njësi vietnameze e Vingroup dhe ka shitur 2.208 vetura elektrike që nga viti i kaluar.