Auto

Epokë e re: Rolls-Royce hyn në tregun e veturave elektrike

 

Në fund të korrikut sivjet, Rolls-Royce pati njoftuar se vetura e parë elektrike e kompanisë ishte 40 për qind gati për dalje në treg. “Spectre”, siç njihet zyrtarisht, tani ka debutuar si vetura e parë me bateri duke shënuar një epokë të re për Rolls-Roycen. Klientët e parë do t’i marrin veturat në fund të vitit të ardhshëm.

Avancimet në teknologjinë e veturave elektrike kanë bërë të mundshme që Rolls-Royce të pranojë fuqinë “me zero emetim”, në modelin “Spectre”. Kompania ka thënë se e ka për qëllim të jetë plotësisht elektrike deri në fund të dekadës.