Audi RS 3 është rivali kryesor i linjës Mercedes-AMG A. Sapo që Mercedesi ka përditësuar linjën e vet të modelit A 45 S, edhe Audi ka shpalosur një version më të shpejtë të modelit RS 3 performance.
Vetëm 300 njësi të këtij modeli do të jenë në dispozicion.
RS 3 i ri do të ketë motor 2.5-litërsh me 401 kuajfuqi. Siç shkruan “Auto-Express”, vetura mund ta arrijë përshpejtimin prej 0 në 100 kilometra për orë për vetëm 3.8 sekonda. Top-shpejtësia që mund të arrihet është 300 kilometra për orë.
Sikur edhe në versionet e kaluara, vetura do të vijë me marsh me shtatë shpejtësi, në sistem që tërheqë me të katër rrota.
Audi ka thënë se e ka modifikuar edhe zërimin e motorit.
I limituar në vetëm 300 njësi, një Audi RS 3, në versionin performance, kushton rreth 75 mijë euro, ndërsa për versionin “Sportback”, 77 mijë.