Auto

Prodhuesit me fokus të plotë kah veturat elektrike, 1.2 trilionë dollarë investime deri më 2030

 

Top prodhuesit e veturave në botë po planifikojnë të shpenzojnë gati 1.2 trilionë dollarë deri në vitin 2030 për të zhvilluar dhe prodhuar miliona vetura elektrike, krahas materialeve dhe baterive që përkrahin prodhimin e tyre, sipas një analize të “Reutersit” bërë të dhënave publike dhe projeksioneve të lëshuara nga kompanitë.

Kalkulimi i ri është gati dyfish se kalkulimi i bërë vetëm një vit më herët.