Auto

Rusia do ta ringjallë markën e veturave të epokës sovjetike

Foto: AP
 

Prodhimi ka rifilluar në ish-fabrikën e Renault në Rusi, e cila u mbyll pas pushtimit të Ukrainës dhe më vonë u mor nga qeveria.

Prodhuesi i kamionëve “Kamaz” tha se veturat e para do të dalin në shitje muajin e ardhshëm. Prodhuesi po ringjall markën “Moskvich” të epokës sovjetike edhe pse dizajni i veturës është përditësuar, raportoi BBC-ja të mërkurën.