Auto

Tesla tërheq më shumë se 80 mijë vetura nga Kina

Foto: AP
 

Tesla po tërheq më shumë se 80,000 vetura të importuara në Kinë që nga viti 2013, për probleme me softuerin dhe rripat e sigurimit, zbuloi të premten Rregullatori kinez i tregut.

Prodhuesi i veturave elektrike me bazë në SHBA ka tërhequr 67,698 makina Model S dhe Model X të importuara në Kinë midis 25 shtatorit 2013 dhe 21 nëntorit 2020, për shkak të problemeve me softuerin që prekin sistemin e menaxhimit të baterive në automjete, raportoi CNN-i.