Auto

Volkswageni paralajmëron se Evropa po humbet konkurrencën shkaku i energjisë

 

Drejtori i veturave të pasagjerëve Volkswagen, Thomas Schaefer, beson se prodhimi i qelizave të baterive në Evropë mund të bëhet i pamundur nëse çmimet e energjisë nuk kontrollohen, shkruan Automotive News.

Në një postim të gjatë të shpërndarë në LinkedIn, Schaefer paralajmëroi se Gjermania dhe Bashkimi Evropian po humbasin me shpejtësi atraktivitetin dhe konkurrencën në krahasim me SHBA-në, Kanadanë, Kinën, Azinë Juglindore dhe rajonet në të gjithë Afrikën e Veriut.