Auto

Vetura e bazuar në filmin “Batman” ofrohet për shitje në SHBA

 

Një Batmobile i bazuar në automjetin e përdorur në filmin “Batman” të vitit 1989 është ofruar për shitje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkruan AutoCar.

Është një Batmobile që është përdorur për shfaqjen e marifeteve të Batman Six Flags që ishte pjesë e parkut argëtues në New Jersey nga viti 1992 deri më 1994. Funksionohet nga një veturë DC 48 volt, ndërsa shpejtësia maksimale është midis 30 dhe 50 km/h.